Loading...

Basha paralajmëron përjashtimin e Bujar Nishanit: E kaloi limitin

Kryetari demokrat Lulzim Basha shpreh shqe tësim për deklarata e njëpasnjëshme të ish presidentit Bujar Nishani dhe paralajmëron përjashtimin e tij nga PD kur thotë se limiti është kaluar.

Basha pranon se e ka nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalin më të fortë dhe më të bashkuar.

Ndërsa evidenton se ka refuzuar reagimet që n xisin pë rçarje edhe pse çdo ditë ndaj tij janë hedhur su lme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta.

Por çdo gjë e ka një limit, thotë Basha duke theksuar se hedh poshtë me neveri shpi fjen e ulët të Bujar Nishanit. Këtu Basha iu referua deklaratës së Nishanit të enjten se kreu demokrat e dinte që më parë se Berisha ishte duke u shpallur person non grata në SHBA.

Më tej vjen paralajmërimi: “Inati e mll efi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka pr ekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë. Këto shpi fje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përç ajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com