[sgmb id=”1″]
FSHF-ja ka në plan që të mbushë sa më shumë stadiumin “Selman Stërmasi” për ndeshjen kualifikuese që do të luhet sot mes kombëtares shqiptare U-21 dhe asaj të Irlandës së Veriut U-21.
“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një urdhër të brendshëm të Federatës ku zbulohet plani për të sjellë sa më shumë tifozë në mbështetje të Shpresave. E gjithë administrata e FSHF-së duhet të jetë e pranishme dhe të sjellë sa më shumë shoqëri duke qenë se hyrja është falas.
Gjithashtu kërkohet prania e të gjithë delegatëve, vëzhguesve dhe arbitrave të futbollit vendas, si dhe kërkesë ndaj drejtorit të Sporteve në Ministri për të bërë të mundur prezencën e sa më shumë fëmijëve nga shkollat.