Një burrë e një grua nga Italia, të cilët kanë zgjedhur që të kalojnë pushimet në Shqipëri, shfaqen në një nga rrugët e Tiranës, teksa bëjnë “thirrje” për ndihmë.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, me nota humori, ata shprehen se i kanë shpenzuar të gjithë lekët, e për këtë arsye, kërkojnë paratë e biletës së kthimit. E gjithë videoja është realizuar në kuadrin e një shakaje.
“Kur vjen në Shqipëri me familjen dhe çunat i prishin të gjitha. Ju lutem duhet të kthehemi në Itali…”, thotë turisti italian.