Loading...

Lindje e pazakontë,nëna 27-vjeçare sjellë në jetë një djalë që peshonte mbi 6 kile në lindje (foto)

Një lindje e pazakontë ka ndodhur në Angli. Një nënë 27-vjeçare, ka sjellë në jetë një djalë që peshonte shumë, saqë u deshën dy njerëz për ta mbajtur.

Amy Smit, solli në jetë foshnjën quajtur Zagrys përmes operacionit çezarian në 25 Mars 2021 në Cheddington, Bucks të Anglisë.

Foshnja peshonte rreth 6 kg dhe ishte shumë i gjatë dhe i gjerë ku peshorja e zuri me vështirësi.

“Ai ishte aq i madh sa u deshën dy njerëz për ta nxjerrë jashtë barkut tim, dëgjova njërën prej stafit mjekësor ku thoshte kam nevojë për ndihmë sepse është shumë i madh. Kur ata e ngritën sipër ekranit që unë dhe bashkëshorti im Zac ta shihnim, u habitëm.

Ne kishim blerë rroba deri në tre muajsh sepse prisnim që ai të ishte i gjatë. Por asnjë prej tyre nuk i bënte dhe u detyrova ta dërgoj Zacin për të blerë rroba gjashtë deri në nëntë muaj”, shprehet Amy.

Amy shprehet se nuk kishte aspak oreks dhe shprehet se nëse do hante më shumë, nuk e imagjinonte dot se sa i madh do dilte fëmija. Tani është dy muajsh dhe Zeik peshon rreth 7 kilogramë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com