[sgmb id=”1″]
Thomas Strakosha është kthyer në një nga emrat më të përfolur gjatë këtij sezoni në futbollin italian. Pas pritjes së penalltisë ndaj Paulo Dybala-s dhe pas disa paraqitjeve te klubi i Lazios, tashmë interesi për të është shtuar shumë nga klubet e mëdha.
Juventus është skuadra më e interesuar për gardianin 22-vjeçar. Ai u transferua nga skuadra e Saleritanës fillimisht në formë huazimi për 300 mijë euro, ndërkohë që sipas gazetës torineze “Tuttosport” vlera e tij në merkato ka shkuar në 30 milionë euro.
Një shifër e frikshme, që e bën atë një ndër portierët më të shtrenjtë në botë për momentin. Nuk dihet ende pse është kaq e lartë, pasi mund të jetë edhe një klauzolë e vendosur nga presidenti Lottito për të përfituar sa më shumë nga shitja e tij.