Loading...

Rama flet për shpalljen e Berishës ‘non grata’, ja cfarë thotë…

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë mbi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij, të padëshirueshëm në SHBA.

Rama tha se nuk do të donte të komentonte këtë vendim të DASH, duke thënë se është shumë i zënë me punë.

“Unë jam 100 për qind i fokusuar tek punët. Nuk e kemi ndalur asnjë ditë, gjatë dhe pas fushatës. Kjo sepse nuk ka kohë për pushim. Jam shumë i vendosur që ne të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik, të shmangim të gjitha aspektet që kanë kthyer jetën politike të vendit në telenovelë rra spakitëse.

Për mua ka shumë më rëndësi kjo gjë sesa të përparojnë kantierët gjatë ditës. Ne po punojmë intensivisht për mandatin e tretë dhe së shpejti do dalim para shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete”, deklaroi Rama.

Më herët, disa muaj para se të dilte vendimi, Rama e kishte paralajmëruar Berishën se ai nuk lejohej më të hynte në Shtetet e Bashkuara. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com