Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Korçë dhe Pogradec për të folur me mbështetësit e opozitës për drejtimin e ardhshëm të kësaj force politike.
Basha tha nga Korça se PD është garancia për ta bërë realitet aspiratën e shqiptarëve për ndryshim dhe shtoi se “kush mendon se ne do rëzohemi, nuk na njeh mirë”.
Kreu demokrat pohoi se opozita ka një barrë të rëndë në supe: “Përgjegjësia që kemi marrë mbi supe kur kërkuam dhe primë bet ejën për ndryshim, është një mision të cilin nuk mund ta realizojë askush përveç nesh, përveç jush. E vërteta është që e vetmja forcë politike që mund ta vazhdojë këtë bet ejë deri aty ku e duan shqiptarët, deri aty ku e deshën më 25 prill dhe sot e duan edhe më shumë, edhe ata që kanë parë me sytë e tyre se çfarë po i kushton familjeve të tyre, komunitetit dhe mbarë Shqipërisë, pengimi i dhu nshëm i ndryshimit më 25 prill”.
Ndërsa në Pogradec, Basha tha se shqiptarët duhet të jenë të duruar dhe mos të nxitohen: “Nxitimi dhe paqartësia që mund të ssundojë në zemrën e dikujt, nuk mund të kthehet në arsye për të hedhur poshtë atë që kemi ndërtuar me sakrificë, me djersë, më vu ajtje dhe me gj ak, së bashku këto vite. Unë e dua Partinë Demokratike kështu siç e doni ju, të fortë e të pandarë e të bashkuar. Ndaj, dhe synimi kryesor i çdo demokrati është që nga kjo garë të dalim po kaq të bashkuar, madje edhe më të bashkuar sesa futemi në këtë garë. Vetëm kështu mund të vazhdojmë be tejën tonë të luf tojmë dhe të mu ndim ar mikun e Shqipërisë dhe shqiptarëve, re gjimin dhe njeriun që kryeson këtë regjim Edi Ramën”. /noa.al