Për vendimin e shpalljes “non grata” nga SHBA për ish kryeministrin Sali Berisha, ka reaguar edhe ish-presidenti Bujar Nishani.
Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike e ka cilësuar hipokrit reagimin e Lulzim Bashës
“Kjo pyetje përfaqëson pikëpamjen e secilit prej nesh.”
“Do ta ndaja përgjigjen time në tre faza”.
“E para, ka të bëjë me faktin që vetë Berisha i ka dhënë drejtimin diskursit që i është drejtuar gjykatës”.
“E dyta, ka të bëjë me faktin që unë kam një eksperiencë personale bashkëpunimi me zotin Berisha. Kam konstatuar modelin e Berishës si model ndershmërie dhe institucionalizmi.”
“Besoj se kjo çështje do të zgjidhet, por nuk do të c ënojë kurrë marrëdhëniet e shqiptarëve me SHBA”, tha Nishani.
Ish-presdenti e quajti hipokrit qëndrimin e Bashës.
“Reagimin tim ndaj një qëndrimi hipokrit të Bashës. Duke përdorur emrin e kryetarit është treguar hipokrit, sepse u mbështet tek kërkesa për transparencë”.
“Zoti Basha dhe unë e kemi të qartë. Mendoj se transparencën duhet ta bëjë Basha sepse ka zëra që ndikohet nga Berisha dhe nuk e ka përgënjeshtruar këtë. Duhet të dalë dhe ta thotë publikisht. Kjo është transparenca që duhet të bëjë Basha,” theksoi Bujar Nishani.
/NOA.al