Loading...

Historike për gjimnastikën shqiptare/ Një rus na përfaqëson në Olimpiadën Tokio 2020

Matvei Petrov do të përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën Tokio 2020. Lajmi është dhënë nga trajneri i tij, Alon Hasa, i cili bën me dije se rusi është ftuar në olimpiadë dhe për gjimnastikën shqiptare është diçka historike.

“Të dashur miq, më lejoni që të ndaj me ju këtë lajm fantastike për gjimnastikën Shqiptare, Matvei do të përfaqësoj Shqipërinë në Tokio 2021!

Për herë të parë për Gjimnastikën shqiptare! Ju falënderojmë dhe shpresojmë në një rezultat të madh për Shqipërinë! Me respekt, Aloni & Matvei”, njofton trajneri i gjimnastit.
Matvei Petrov, në dhjetor të vitit të shkuar, u shpall kampion Europe në disiplinën e kaluçit me mbajtëse. Atleti me origjinë nga Rusia grumbulloi më shumë pikë se të gjithë kundërshtarët e tij dhe arriti të marrë medaljen e artë në turneun e organizuar në Mersin, Turqi.
Më herët ai kishte deklaruar: “Kur nuk u kualifikova për Lojërat Olimpike 2016 (Londër), e përfundova karrierën time si gjimnast dhe u transferova në Pragë (Çeki) për të punuar si trajner.

Nuk mendoja të vazhdoja karrierën time sportive, por gjatë ditës sime të punës si trajner kisha pak kohë të lirë, kështu që fillova të stërvitesha sërish dhe kuptova se në të vërtetë isha ende në gjendje jo të keqe.

Dhe isha thjesht me fat, sepse drejtori i palestrës ku kam punuar është shqiptar. Kështu historia ime shqiptare filloi”. Tani ai po përjeton një ëndërr, duke siguruar pjesëmarrjen në Tokio 2020.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com