[sgmb id=”1″]
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se në fakt prokuroria e Tiranës po heton një tjetër deputet, dhe pritet që t’i komunikohet masa e arrestit.
Ai tha se emri i një tjetër deputeti është përmenduar në përgjimet e një grupi kriminal.
“Ka patur aq shumë ngjarje sa nuk po arrijmë as të analizojmë si ngjarje, dhe jo më t’i thellojmë. Një deputet tjetër, funksionar i rëndësishëm i administratës shtetërore është kapur rastësish, është regjistruar, teksa po përgjohej një grup kriminal.
Nuk dihet se çfarë do bëjë prokuroria me atë, dhe mbase e ka ruajtur si gur të fundit. Dhe do të kemi shumë shpejt një deputet tjetër që t’i komunikohet masa e arrestimit”, tha gazetari Hoxha.
Mësohet se deputeti në fjalë është anëtar i kabinetit Rama dhe i zgjedhur në një qark të jugut.