Loading...

E sulmoi si kurrë më parë, Top Channel i përgjigjet “flakë për flakë” Ramës

[sgmb id=”1″]

Edi Rama ka sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejt Top Channel-in sot ashtu sicc nuk e ka bërë me ndonjë media tjetër deri më tani si edhe si kurrë më parë në raportet me këtë televizion.

Në statusin e tij të gjatë, Rama e cilëson Top Channel si media që gënjen dhe që po katandiset pas vdekjes së themeluesit të saj, Dritan Hoxhës.

“Nëse një televizion kombëtar që ka bërë histori falë gjenialitetit të të ndjerit Dritan Hoxha, është katandisur sot të gënjejë kaq hapur, edhe për një fakt kaq të thjeshtë, si mund të quhet e besueshme media në Shqipëri?”., shkruan Rama.

Pak më vonë, Top Channel ka bërë disa ndyshime në shkrimin e tij duke e vendosur tashmë si editorial dhe jo shënim të gazetarit Endri Xhafo sicc ishte më parë.

Rama e ka bërë rrugë sulmin ndaj gazetarëve dhe medias që nuk mendon si ai kohët e fundit duke e kthyer në një shënjestër për ushtrinë e militantëve, të cilët kohët e fundit e shohin të legjitimuar edhe nga lideri i tyre sulmet verbale ndaj punonjësve të medias.

Shënimi i Top Channel

Liria e medias është një kriter i rëndësishëm për vlerësimin demokratik të një vendi dhe vlerësimi demokratik i një vendi që kërkon të hyjë në Bashkimin Europian është pjesë e kritereve të Kopengahës, një mur i pakalueshëm për çdo kandidat për familjen europiane.

Shpesh Brukseli ka qënë kritik ndaj sektorit mediatik në Shqipëri, duke nënvizuar pavarësinë e tij, lirinë për shkak të presionit të interesave ekonomike të pronarëve.

Sot Komisioneri Hahn, në një konferencë të rëndësishme për të cilën jo rastësisht ishte zgjedhur Tirana, këmbenguli tek besueshmëria e mediave dhe tek kujdesi nga fenomene të reja si “lajme të rreme” .

Të njëjtën gjë në fakt përmendi edhe Kryeministri Rama, i cili ama shkoi shumë më larg kur etikoi mediat dhe gazetarët, ashtu si ka bërë edhe javët e fundit. Por në sy të Komisionerit Hahn ai nuk përmendi më fjalët “kazan mediatik”, as ripërsëriti epitete si “idiote”, “të paaftë”, “injorantë”, shprehje më të cilat gazetarët ndeshen rëndom gjatë punës me të.

Gjithashtu, konferenca për lirinë e medias dhe konferenca për shtyp me Komisionerin Hahn nuk u transmetua siç transmetohen rëndom aktivitetet e tij, ekskluzivisht përmes kanalit të tij personal televiziv ERTV, por pati edhe kamera të tjera.

Janë të gjitha këto detaje, jo të vogla që ju fshehen sot Komisionerit Hahn nga Kryeministri i vendit.

Kryeministri kërkoi sot që t’i rikthehet medias liria e saj, por këtë duhet të fillojë ta bëjë nga vetja.

Të pranojë se kur i bëhen pyetje, ai s’mund t’u përgjigjet me fyerje, të pranojë se nuk ka pyetje, por vetëm përgjigje të këqija.

Kryeministri e di mirë se fyerja nuk mund të jetë më vepër penale, pavarësisht se ai kërkon kthimin e saj si të tillë, sepse këtë e pengon pikërisht Komisioni Europian.

Kryeministri duhet të pranojë se ai dhe jo mediat, paguhet me taksat e shqiptarëve dhe se misioni i tyre është pikërisht të ruajnë sesi këto taksat përdoren, apo shpërdoren.

Kryeministri e di, ashtu si edhe ata përpara tij, se lajmësi nuk goditet dhe këtë e thotë jo vetëm BE, por edhe kanuni qindra vite më parë dhe nëse qeveria i bën mirë detyrat e shtëpisë, edhe për lirinë e shprehjes, atëherë po, le të shohim se ku janë edhe problemet tona.

Por siç thoshte Ronald Reagan; “Problemi gjithmonë është Qeveria”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com