OPINION NGA Lorenc Vangjeli
Kyçja e Sali Berishës në listën Non Grata të SHBA-së është lajm shumë i ke q për Shqipërinë. Të majtët që i bien daulleve të gazit për rënien e ar mikut të tyre, tregohen naivë në rastin më të mirë. Të yshtur nga ideja sipërfaqësore se e keqja e Doktorit është e mira e tyre, ata nuk kuptojnë se këmbanat po i paralajmërojnë të gjithë. Nuk dallojnë se dë shpërimi nuk ka ngjyrë partiake. Se lista e sekretarit Blinken është shtylla e tu rpit në cilën ka vend e gozhdë për të gjithë.
Të djathtët që zunë vajin me saze dhe nisën t’i këndojnë trimërisë me çifteli, me shpresë se Amerika mund të paguajë në Paris si frëngu pulën e gabuar, janë skaji tjetër i segmentit, edhe qesharak, edhe dr amatik i megalomanisë së padurueshme që na e ka gd hendur raca në AND. Fakti që ish-presidenti dhe ish-kryeministri shqiptar është një individ i papërshtatshëm për Shtetet e Bashkuara është shumë më shumë se raporti personal i një individi me aleatin str ategjik. Ai është dëshmia ulë ritëse e marrëdhënies së de formuar që vetë shoqëria shqiptare ka me liderët e saj. Departamenti Amerikan i Shtetit na dha mundësinë tr allisëse për të kuptuar garderobën bosh të mbretërve tanë, fodullë e arrogantë në botën e vogël shqiptare dhe lepurushë të padukshëm dhe inekzistentë në botën reale.
Ky akt shënjoi paaftësinë proverbiale të shoqërisë shqiptare për të zgjedhur liderit ndër disa alternativa, për të lëvizur drejt pensionit ata që ju është moshuar mendja dhe zvogëluar shpirti, për t’i qortuar kur bëjnë keq, për të firmosur përkohshmërinë e tyre normale apo edhe për të patur sistemin e duhur që i ndëshkon në rastin që gabojnë. Kush vjen në pushtet, pavarësisht rrethanave që e kanë sjellë, mund të ikë vetëm nëse e vendos vetë, sepse shoqëria nuk mund ta detyrojë të bëjë ndryshe. Nuk ka mjete në dispozicion, pavarësisht votës formale njëherë në katër vjet. Nuk ka mundësi për të menduar me kokën e saj sepse e detyron nevoja e stomakut dhe e garderobës së vanitetit që kërkon të mbushet majë më majë. Shoqëria shqiptare ende nuk ka kuptuar se magjia e demokracisë është përkohshmëria dhe se të gjithë ata njerëz që kanë kaluar në drejtimin e këtij vendi kanë pasur ëndërr të përjetshme që te zbresin Skenderbeun nga kali dhe pastaj t’i hipin vetë Gjergjit në shpatulla për të ngjarë më të rëndësishëm edhe se vetë miti.Sali Berisha është gjithashtu mit.
Një amerikan i thjeshtë do të lebetitej nëse do të mësonte se ish-komunisti shqiptar që nga koha e tan keve sovjetike në ish-Cekosllovaki, ka përcjellë presidencën e Bushit të vjetër, pastaj Klintonin në dy mandate dhe ka pritur të mbarojë dy mandate edhe Bushi i ri. Më pas ka parë sesi është larguar i tr ishtuar Obama mbas dy mandateve presidencialë kur i la vendin në Zyrën Ovale Trumpit dhe arriti me dë shpërim të shohë edhe zgjedhjen e Bidenit.
Sipas parametrave shqiptarë, ai mund të shijonte edhe ceremoninë e inagurimit presidencial të nipit të Trumpit, nëse kjo do të ndodhte një ditë. Pikërisht ky është gabimi thelbësor i tij, por dhe i gjithë politikanëve orientalë si ai: etja për të qenë sa më gjatë në pushtet. Ideja për ta pasur pushtetin si qëllim në vetvete dhe jo si një mjet për të arritur qëllime të mbara. Për të mbërritur pashmangshmërisht më pas, në përdorimin e pushtetit për mburojë vetjake, qoftë nga mëkatet që i numëron publiku, qoftë nga zgjimi i dhunshëm i skeleteve që flenë në dollap.Berisha i mbijetoi kaq gjatë politikës sa të shohë rrëzimin e pandalshëm të vetes, duke marrë poshtë edhe krenarinë e lënduar të çdo shqiptari normal që sheh në gjunjë njeriun më të fortë të tranzicionit, por duke ngritur edhe njëherë lart, për paradoks, shpresën e çdo shqiptari se mbi agallarët e sertë vendas, janë të tjerë që përdorin kamzhikun për të zbrazur tempullin e përdhosur. I mallkuar nga fati si banor i një vendi të vogël e të varfër, shqiptari është i bekuar nga interesi i mirë dhe i vijueshëm i një superfuqie ndaj tij.
Ndaj sot, të besosh në modelin amerikan është kusht i panegociueshëm për të qenë shqiptar i mirë dhe patriot.Berisha vazhdon të jetë luftëtar. Një luftëtar race dhe i paepur. Edhe kur i drejtohet absurdit me gjykatën e Parisit, edhe kur tenton të gjuajë me krrabë bariu avionin që i lëshoi bombën mbi kokë, ai është një figurë tragjike që më shumë se historisë së politikës si protagonist, do t’i shërbejë letërsisë si personazh. Duke nisur me 60 vjet më parë, kur me valixhen jeshile prej druri dhe me dryn “tutius”, ai ckyci ëndrrën për Tiranën.
I sëkë lldisur nga malli për shtëpinë, i hedhur në një botë të re që e kishte ndryshe edhe të folurën, edhe të qeshurën, edhe të ngrënin, i tu rpëruar për pantallonat që i rrinin keq dhe trikon që ishte shumë ndryshe nga ato të moshatarëve të tij, bij të fitimtarëve krenarë e gjysmë analfabetë të lu ftës për Shqipërinë, ai de rdhi hormonet e adoleshencës në bibliotekë duke pritur të martohet me fat dhe shpalli sf idën e madhe pa kuptuar se do të shkonte si shumëpakkush tjetër në majë për të rënë më pas si shumëpakkush në honin më të thellë. Sali Berisha tani është një luan i pla gosur, i sht rirë në tokë nga dhjetëra pl agë që ka marrë në tre dekada në rrugëtimin e tij fantastik njerëzor drejt suksesit individual që ka qenë shumë shpesh mallkimi i të tjerëve.
I përpëlitur nga kujtesa e qindra e mijëra plagëve që ju ka dhënë kundërshtarëve, mes bë mave dhe gjëmave, të li gave dhe shpresave që ka sjellë për këtë vend, pa kuptuar se një jetë njerëzore është gjithmonë e mjaftë për të provuar sk ajet: lavdinë dhe tu rpin, Sali Berisha sot është fytyra e dë shtimit të parademokracisë shqiptare. Është m ëkat ta go dasësh në këto momente me shk elma sepse kësaj here shpresa që na erdhi edhe njëherë si përherë nga Amerika, ka marrë me shkelma vetë paaftësinë e shoqërisë shqiptare për t’u shërbyer nga demokracia. Ar miku i tij Edi Rama nuk e bëri. Kryeministri që flet për gjithçka, kësaj here vetëm heshti. Dhe heshtja shpesh është dinjitet që fsheh dhe
mbjen.