Loading...

Zbardhen emrat e vi ktimave nga tr agjedia në Itali, ku humbën jetën 14 persona

Mediat italiane kanë zbardhur emrat e vi ktimave nga tr agjedia në Itali, ku hu mbën jetën një ditë më parë 14 persona. Një fëmijë është duke lu ftuar me jetën në spital.

Ky është bilanci tr agjik i rënies së një teleferiku pranë liqenit Maggiore, në Itali.

Nga tr agjedia rezulton se një familje e tërë është shu ar.

Silvia Malnati 26 vjeç dhe Alessandro Merlo 29 vjeç, burra e grua, jetonin në Varese, të Italisë. Prindërit dhe vëllai i Silvias tregojnë se vajza e tyre sapo ishte diplomuar për Ekonomi dhe Menaxhim. “Ajo sapo ishte diplomuar, ajo shkoi në një udhëtim me të dashurin e saj. Ne mësuam për rrë zimin duke lexuar faqet e internetit”, thanë ata të tro nditur.

Serena Costantino, 27 vjeçe dhe i dashuri i saj iranian Mohammadreza Shahaisavandi, 23 vjeç, ishin banorë të qytetit kalabrez, por jetonin jashtë. Ajo ishte transferuar kohët e fundit në Verbania.

Roberta Pistolato dhe burri i saj Angelo Vito Gasparro po festonin ditëlindjen e kësaj të fundit.

Ata ishin larguar nga Emilia për vetëm dy ditë

Familja që u shu a, Vittorio Zorloni, 54 vjeç, gruaja e tij Elisabetta Persanini, 38 vjeç dhe djali i tyre Mattia, 5 vjeç.

Mes vi ktima të tra gjedisë ishte edhe Amit Biran, 30 vjeç, i cili ishte zhvendosur në Pavia në vitin 2018 për të studiuar mjekësi.

Gruaja e tij, Tal Peleg, 27 vjeç dhe Tom, djali i vogël i çiftit vetëm dy vjeç, i cili lindi në Itali.

Bashka me ta ishin edhe dy të afërm që erdhën nga Izraeli për t’i vizituar ata.

I vetmi i mbijetuar është fëmija më i madh i familjes, një 5-vjeçar, i cili edhe ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com