[sgmb id=”1″]
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn dhe kryeministri Edi Rama dhanë detaje në një konference të përbashkët për shtyp mbi progresin e bërë dhe hapat drejt çeljes së negociatave për anëtarësim të vendit tonë.
Teksa video e kësaj konference është transmetuar direkt edhe në faqen zyrtare të Edi Ramës në Facebook, të shumtë kanë qenë komentet në të.
Ama një shkodran ka kapur një detaj teknik dhe komunikativ lidhur me mënyrën si përcillet informacioni në rrjete sociale.
Ai këshillon Ramën poshtë videos: “Headline i videos duhet shkruar me profesionalisht. Ky Hahn-i, eshte lloj zgjerimi apo Komisioneri? Pervec mungeses se presjes ne fjali, emri i tij duhet te shkruhet i plote”.
Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje personalisht duke i thënë: “Verejtje me vend, po i’a kaloj botuesit te faqes. Flm”.
Pas këshillës së shkodranit, shkrimi është korigjuar.
“ERTV Live: Konferencë e përbashkët me Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, mbi progresin e bërë dhe hapat drejt çeljes së negociatave për anëtarësim.