Loading...

Flet avokati francez: Si do ta mbroj Berishën kundër DASH

Jean Yves Le Borgne, 71-vjeç, avokati francez i pajtuar nga ish kryeministri Sali Berisha për të ndjekur be tejën ligjore në Francë kundër DASH, e konsideron legjitime ngritjen e kësaj padie.

Pyetjes nëse përbën pe ngesë imuniteti i Antony Blinken, për dërgimin e do sjes për gj ykim, avokat Le Borgne thotë se “ai mund të gjy kohet në mungesë”.

Në një intervistë nga gazetari Genc Burimi për ‘Balkanweb’, Le Borgne sqaroi se është kontaktuar nga vetë Sali Berisha i cili e ka vënë në dijeni për vendimin e DASH, për ta shpallur atë dhe familjen e tij non grata në SHBA, si edhe ka kërkuar prej tij një këshillë si avokat për rrugën që duhej ndjekur.

Zoti Avokat, opinion publik në Shqipëri është i interesuar te kuptoje fillimisht domethënien e hapjes se një padie për shp ifje në Francë nga ana e zotit Berisha kundra sekretarit amerikan të Shtetit Antoni Blinken

Në France çdokush mund të hapë padi për shpifje ndaj cdo kujt, me kushtin që akti i supozuar i shpi fjes të ketë ndodhur në territorin francez. E meqenëse ajo që zoti Berisha konsideron si shp ifje është botuar në websitin e Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe meqenëse interneti e sjell këtë informacion dhe në territorin francez akti i shpifjes rezulton të jetë konsumuar edhe në Francë. Nga ky moment është legjitime që klienti im nga Shqipëria, zoti Berisha të hapë padi në Francë meqënëse rezulton se ka pësuar shpi fje dhe në Francë.

Zoti avokat, në bazë të kësaj logjike juridike që interneti është i konsultueshëm kudo në botë, zoti Berisha mund të kishte hapur padi dhe në Spanjë, Gjermani, apo ne Portugali për shembull.

Ndoshta po, por ndoshta dhe jo. Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje sepse nuk e njoh legjislacionin në këto vende nëse ato e lejojnë një lidhje të tillë territorialiteti nëpërmjet internetit. Për rastin në France jam i sigurt dhe e marr e përsipër. Nëse shpif në Francë, drejtësia ta merr në konsideratë padinë, dhe publikimi i një shpifje në internet është si publikim në territorin francez.

A e njihnit personalisht zotin Berisha?

Jo tamam. Kemi një mik të përbashkët. Është ai që më kontaktoi dhe më shtjelloi rastin se ish -presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë është shpallur person non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit , fare pa baza sipas tij, dhe më kërkoi se çfarë këshille mund të jepja unë si avokat. Dhe aty i propozova që mund ta merrja përsipër mbrojtjen e interesave të zotit Berisha mbi bazën e argumentimit juridik që jua detajova më parë. Publikimet në internet mbulojnë edhe territorin francez, ndaj është juridikisht e mundshme të konsiderohet se publikimi në fjalë ka ndodhur në territorin francez dhe si i tillë të gjykohet nga një gjykatë korreksionale franceze kur paditësi argumenton se publikimi që ai padit përmban elementë shpifës.

A jeni optimist për suksesin e procedurës që po ndërmerrni?

Do të kemi një sukses të parë, kur padia të merret juridikisht në konsideratë në kuptimin që drejtësia franceze të caktojë një gjykatës hetuesi i cili do ta shqyrtojë dosjen dhe më pas t’ja paraqesë një trupi gjykues për gjykim në nivelin e gjykatës korreksionale.

Po imuniteti i Antony Blinken a nuk do të përbënte një pengesë serioze për çuarjen në gjy kim të padisë?

Në parim po. Veçse padia për shp ifje nuk nevojit që i pandehuri të jetë i pranishëm. Ai mund të gjy kohet në mungesë. Sido që të jetë, kemi të bëjmë në një afere me vlerë më shumë të karakterit simbolik. Dë nim nëse do të ketë, është vetëm i llojit të d ëmshpërblimit financiar që në rastin e sh pifjeje në Francë janë dën ime relativisht të moderuara. Por simbolika më e madhe rezulton tek imazhi i një përpl asjeje që në frëngjisht e cilësojmë në mënyrë figurative si poçi prej balte kundra poçit prej hekuri. Nderi duhet mbrojtur dhe kur përballë ke më të fortët. Ky është sensi i drejtësisë.

Se fundi a keni hasur në një jurisprudencë në Francë të ngjashme me rastin e zotit Berisha ?

Ende nuk kam filluar nga analiza e detajuar e dosjes. Sigurisht është pjesë e punës sime të hul umtoj në an ale për dosje te ngjashme. Por përtej ekz istencës së rasteve analoge, aksioni im juridik do të mbështetet mbi parimet e drejtësisë që operojnë në France, shpifja në internet edhe nëse është kryer në një vend tjetër, asimilohet me një shp ifje në France duke qenë se interneti e ka përhapur atë edhe në Francë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com