Loading...

Kim Jong merr masa për rininë: Askush me flokë të gjata,as me xhinse të ngushta!/ Shqiptarët që kanë jetuar rininë e tyre para viteve ’90 duhet t’i njohin më mirë këto rregulla

Shqiptarët që kanë jetuar rininë e tyre para viteve ’90 duhet t’i njohin më mirë këto rregulla.

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka lëshuar një sërë urdhrash për të mbajtur nën kontroll qytetarët, duke i detyruar ata ‘të jetojnë sipas mënyrës së re të jetesës’.

Di ktatori ka ndaluar disa modele flokësh, si dhe xhinse të grisura apo edhe të ngushta, kryesisht për të rinjtë.

Vendimi është marrë në mënyrë që të rinjtë të mos ndikohen nga kultura perëndimore, e cila kreu kom unist koreanoverior beson se ndoshta do të ndikojë në kontrollin mbi vendin e tij.

Sipas një editoriali në “The Rondong Sinmun”, gazeta zyrtare e Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë, njerëzve u lejohet të kenë vetëm 15 prerje alternative të flokëve, të miratuara nga qeveria.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm edhe në shenjat më të vogla të stilit të jetës kapitaliste dhe të lu ftojmë për t’i hequr qafe ato”, thuhet në artikullin që i referohet vendimit të Kim Jong-Un.

Veç prerjeve të flokëve të paaprovuara dhe xhinseve të gr isura, di ktatori ka nxjerrë jashtë ligjit edhe bluzat me parulla, dhe shpimet e hundës apo edhe të buzëve.

Ai dha një paralajmërim për të rinjtë veçanërisht mbi zgjedhjet e jetës “ekzotike dhe dekadente”.

Siç raporton media vendase, di ktatet e reja të modës janë pjesë e ligjeve të reja në vendin e Azisë Lindore, që përfshin ndalimin e grupeve pop të Koresë së Jugut të futen në vendin fqinjë.

Koreja e Veriut gjithashtu shpalli të paligjshëm përdorimin e ilaçeve kineze në spitalet e Pyongyang. Kjo erdhi pasi një zyrtar thuhet se hu mbi jetën pasi mori një dozë të një ilaçi të quajtur cocarboxylase, i cili ishte prodhuar në Kinë. Cocarboxylase përdoret në trajtimin e njerëzve që vu ajnë nga lodhja. /NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com