Kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dorëzuar formularin e kandidimit për zgjedhjet për kryetar të PD-së.
Më herët, diçka të tillë e kanë bërë edhe dy rivalët e tij, Fatbardh Kadilli dhe Edit’h Harxhi.
Ndërkohë, ditën e shtunë pritet që pjesë e kësaj gare të bëhen edhe dy emra të tjerë, Ibsen Elezi dhe Lisander Hoxha.
Sakaq, të dielën në orën 18:00 pritet të mblidhet Kryesia e cila do të vendosë mbi kandidatët dhe modalitetet e garës për kreun e PD
Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, në PD ka nisur një debat nëse z. Basha duhet të jetë më në krye të partisë më të madhe opozitare në vend.
Disa prej eksponentëve kërkojnë dorëheqjen e tij, por Basha ka deklaraur se nëse të gjithë demokratët e pranojnë se zgjedhjet u manipuluan, atëherë dorëheqja nuk mund të kërkohet. /noa.al/
