Një histori tron ditëse ka rrëfyer Elmedi Nouak, një i ri nga Maroku, i cili prej tre muajsh jeton në Durrës.
Ai deklaron se është dhun uar nga pol icia, ka 3 muaj që qëndron në Durrës dhe kërkon një telefon për të folur me familjen e tij në Marok, gruan dhe 2 fëmijët e vegjël.
Ai aku zon pol icinë se i ka marrë edhe telefonin, duke bërë që ai të shkëpusë lidhjet edhe me familjen e tij në Marok që prej muajit të ramazanit.
“Kam qëndruar 5 ditë në bir ucë lak uriq dhe pa ng renë. Më pas 3 persona, pol icë, më morëm me makinë dhe më kanë lënë në një zonë rreth 20 km larg. Mendoja se do më çonin në Rinas për të më ekstr aduar, por mbaj mend që kur jam përmendur tek ajo zona ishte një fushë dhe isha lak uriq. Kam dalë në rrugë dhe kam bërë autostop. Më kanë sjellë në spital dhe kam qëndruar aty 3 ditë. Kam lënë spitalin, se dua telefonin tim. Kam që në Ramazan që pa folur me familjen, janë bërë merak për mua. Telefonin ma kanë marrë pol icët dhe unë e dua se do flas me prindërit e fëmijët. Më kanë lënë zbathur. Kam familje, dua telefonin. Po licia ma mori. Isha në spital. Kam 3 muaj që qëndroj në Durrës, nuk kam dokumente. Kam ardhur këtu dhe iu jam lutur që të më japin telefonin. Kam ndenjur 7 ditë pa ngrenë, isha dhe në spital Më ka rra hur po licia kështu. Dua që të shkoj në Itali, inshallah”, ka deklaruar ai ./lajmifundit