Loading...

Fakulteti i Shkencave Sociale vendos kryen provimet e studentëve për sistemin bachelor dhe master

Fakulteti i Shkencave Sociale bëri të ditur se ka vendosur që të zhvillojë online provimet e studentëve për sistemin bachelor dhe master.

Megjithatë ky fakultet ka lënë të hapur mundësinë që në rastet kur pedagogët gjykojnë se lëndë të caktuara nuk mund të zhvillohen në distancë, provimet të kryhen në auditore, por duke respektuar rregullat anti-Covid.

“FSHS, bazuar në kërkesat e ardhura nga grupet e ndryshme të studentëve të programeve bachelor dhe master, vendosi që provimet të zhvillohen online me të njëjtën procedurë që u realizuan edhe provimet e semestrit të parë të vitit shkollore 2020-2021.

Për disa lëndë, të cilat kërkojnë kushte specifike në procesin e realizimit dhe vlerësimit të provimit, të realizohen nga pedagogët në marrëveshje me studentët në auditor, duke zbatuar me rigorozitet protokollin anti Covid dhe ruajtjen e distancimit social, ashtu si u realzuan këto provime me specifika të vecanta dhe në semestër të parë”, thuhet në njoftimin publik të FSHS.

Studentëve që nuk kanë akses në internet, apo për arsye të tjera e kanë të pamundur të kryejnë provimet online u ofrohet mundësia që të zhvillojnë këto provime në shtator, kur do të caktohet një periudhë njëjavore për këtë kategori.

Fakulteti i Shkencave Sociale thotë se përgjatë dy javëve të fundit të përfundimit të çdo program do të realizohen dy seanca konsultimi në auditor, në kushtet e distancimit social për secilën lëndë, ku të gjithë studentët që nuk kanë pasur mundësi për ndjekje të rregullt të mësimit online, mund të konsultohen sipas grafikut një grafiku të përcaktuar nga secili department.