Loading...

Arian Çani: ‘Shqipëria drejtohet nga Juri Kim dhe shqiptarët nuk janë gjë tjetër veçse kukulla’

Vendimi i DASH që shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha, duhet që të shqetësojë më shumë kryeministrin Edi Rama sesa Berishën, mendon analisti Arian Çani.

Siç u shpreh Çani në MCN TV askush nga ata që merren me politikë nuk mund të jenë të gëzuar dhe “duhet të reflektojë thellë që kjo situatë të marrë fund”.

Ai gjithashtu tha se vendi ynë drejtohet nga amerikanët dhe se aktorët politikë shqiptarë nuk janë gjë tjetër veçse kukulla në duart e tyre.

“Nuk është ndonjë lajm për tu gëzuar vendimi i DASH, por sigurisht sot mendoj unë, njeriu i parë që duhet të mërzitet më shumë nuk është Berisha, por Rama.

Sot askush nga këta që merren me politikë nuk mund të jetë i gëzuar, aq më tepër Rama. Duhet të reflektojë thellë mendoj unë që kjo situatë të marrë fund një ditë.

Të gjithë ata që konsumojnë politikë me siguri duhet të qeshin sot shumë dhe duhet të thonë që sot nuk jemi gjë tjetër veçse shteti 52-të i Amerikës.

Ky është një vend që drejtohet nga guvernator, që aktualisht është Juri Kim dhe shqiptarët nuk janë gjë tjetër veçse kukulla në duart e tyre. Edhe Rama do të jetë pas njëfarë kohe non grata nga SHBA, dikush mund të thotë është i amnistuar, por hajt e merre vesh”, tha Çani.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com