Loading...

Sali Berisha: Ja pse u ndëshkova!

Ish kryeministri Sali Berisha në një përgjigje publike ndaj Antony Blinken, Sekretar i Departamentit te Shtetit te SHBA, per vendimin e tij per te ndaluar hyrjen familjarisht ne SHBA, thotë se ky hap erdhi pasi denoncoi miliarderin amerikan Soros për planin e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Madje Berisha thotë se pasi shprehu qëndrimet e tij të ashpra kundër Soros dhe planeve që copë timin Kosovën ka marrë kërcënime të cilat pasuan vendimin e sotëm.

“Unë kam den oncuar ne mediat shqiptare dhe te huaja, duke ditur shume mire pozicionin, por edhe lidhjet e panumerta te tij, multimil iardierin George Soros, si korr uptorin me kryesor te politikaneve te sotem dhe ne gjykimin tim, si nje ar mik te vertete te demokracise ne vendin tim.

Perveç kesaj kam den oncuar i pari dhe me forcen me te madhe, publikisht dhe vetem publikisht, projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosoves, i pregatiur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, per çka dhe dhe jam kerc enuar per pasoja, por natyrsht nuk jam impresionuar”, thotë Berisha në përgjigjen ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Deklarata e plotë

Zoti Sekretar! Nga mediat u njoha me vendimin tuaj te shpallur ne twitter per te ndaluar hyrjen time ne SHBA. Lidhur me kete vendim dua te shpreh sa vijon.

Gjate 30 viteve ne politike nuk ka ekz istuar kurre asnje akuze ne adrese time, nga asnje person, asnje institucion vendas apo i huaj per abu zim te fondeve publike dhe çfaredo lloj tjeter korr upsioni.

Shtoj gjithashtu se gjate te gjitha viteve te mia ne pushtet, por dhe deri me sot, familjaret e mi nuk kane perfituar kurre nga fonde dhe asete publike dhe kane zbatuar me rigorozitet te plote ligjet e vendit. Ata deri me sot nuk kane qene kurre nen ak uze nga drejtesia shqiptare apo e ndonje vendi tjeter.

Duke shprehur keqardhje per vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnje baze konkrete, ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi.

Gjithashtu gjykoj se nje nder faktoret me kryesore qe qeveria qe une kam drejtuar arriti te anetaresoje Shqiperine ne NATO, te firmose Marrveshjen e Stabilizimit Asociimit dhe liberalizoje vizat me Bashkimin Europian, te arrije nivelin e pragut te MCAC, dhe te terheqe investime madhore, por edhe te shenoje kulme ne marredheniet midis dy vendeve tona mike, ka qene lu fta e suksesshme kunder korr upsionit dhe kr imit te organizuar e dokumentuar kjo dhe ne raporte dhe vleresime te qeverise se SHBA.

Gjate 30 viteve ne politike une kam patur ne SHBA, dhe kam me shume se ne cdo vend tjeter, miq te medhenj, me te cilet ndihem gjithnje krenar. Mirenjohja ime mbetet e pakufishme per gjithçka vendi i juaj i madh ka bere per lirine e kombit tim.

Po keshtu jam perpjekur dhe nuk kam nguruar kurre te marr cdo vendim ne interes te perbashket midis dy vendeve.

Dua te theksoj se vendimi juaj nuk mund te lekunde kurre admirimin tim per vendin, kombin e madh e mik amerikan dhe miqte e mi ne SHBA.

Zoti sekretar! Une kam 8 vite qe kam dhene doreheqjen nga çdo funksion drejtues dhe jam larguar nga pushteti por kam qendruar i vendosur ne mbrojtjen e interesit publik dhe kombetar te shqiptareve, ashtu siç i vleresoj une ato. Une kam de noncuar me shume se kushdo tjeter ne kete vend publikisht brenda dhe jashte vendit, kr imin e organizuar shqiptar dhe ban dat e tij, kar telet e dr oges, lidhjet e tyre me zyrtaret me te larte shqiptare, por edhe te huaj, korru psionin e papermbajtur qeveritar ne Shqiperi. Po keshtu une kam mbeshtetur reformen ne drejtesi e te gjitha ndryshimet kushtetuese, por kam kritikuar dhe den oncuar çdo akt te ndermarre ne kundershtim flagrant me amendamentet kushtetuese per vendosjen e kontrollit te plote politik mbi sistemin e drejtesise.

Une gjithashtu kam de noncuar ne mediat shqiptare dhe te huaja, duke ditur shume mire pozicionin por edhe lidhjet e panumerta te tij, multimil iardierin George Soros, si korr uptorin me kryesor te politikaneve te sotem dhe ne gjykimin tim, si nje ar mik te vertete te demokracise ne vendin tim.

Perveç kesaj kam de noncuar i pari dhe me forcen me te madhe, publikisht dhe vetem publikisht, projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosoves, i pregatiur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, per çka dhe dhe jam ker cenuar per pasoja, por natyrsht nuk jam impresionuar.

Se fundi, duke mos pretenduar kurre se une jam i pagabueshem, duhet t’ju garantoj se une ndjehem krenar me te gjitha qendrimet e mia dhe ju siguroj se ato kane qene dhe do te jene te motivuara vetem nga interesi publik dhe kombetar i kombit shqiptar dhe e verteta, te cilat une i kam mbrojtur njelloj si sot edhe ne kohen kur te rinjte shqiptare ekz ekutoheshin ne kufi per realizimin e endrres tyre amerikane.

Sinqerisht Sali Berisha!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com