Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditën botërisht korr upsionin dhe kr imin e Sali Berishës dhe të gjithë familjes së tij, të përfshirë në korr upsion shtetëror. Kuptohet se ky është vetëm kapitulli i parë. Në fund të tij, kuptohet gjithashtu se është shkruar: vijon.
l. Shqipëria po hyn tani me vrull historik në epokën e vërtetë të historisë së saj perëndimore dhe, njëherësh, edhe të zhvillimit të saj, deri më tani i penguar nga korru psioni shtetëror antishqiptar.
Gjithçka e shëmtuar, madje vetë shëmtimi shqiptar, sot mori go ditjen e parë cilësore drejt shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga një kr im që ka drobitur shqiptarët; që ka vonuar çlirimin e Kosovës në më tepër se dhjetë vjet; dhe, që ka bllokuar zhvillimin e Shqipërisë me shka tërrim të organizuar.
Me këtë sinjal të parë antikorrupsion, i cili sigurisht që do të vijojë deri në çlirimin e plotë të shqiptarëve; na duhet të theksojmë se në Shqipëri filloi ndihma konkrete e politikës amerikane për shpëtimin e Shqipërisë nga kri mi i gjatë shtetëror njëqindvjeçar, dhe, të shqiptarëve të sotëm, nga vuajtja e gjatë tridhjetëvjeçare, me një varfëri ekstreme e imponuar.
ll. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, i tha mbrëmë të gjitha, madje edhe këtë që ndodhi sot. Po kujt ua tha? Injorantëve, që janë edhe ha jdutë njëherësh; të cilët, retorikën e saj diplomatike e brilante, e quajtën “një përrallë të radhës”. Kurse sot, nuk i dihet ku janë. (!) Ata që kanë dashur deri më sot shka tërrimin e Shqipërisë me destabilizim dhe përça rje të brendshme të saj, tani duhet të heshtin se kuptohet që ky proces do të jetë drastik kundër të gjithë korr upsionit të lartë shtetëror dhe kr imit të organizuar, si refleks i tij. Koha erdhi… dhe për të mundurit tani mjafton maksima e madhe latine si varg i famshëm i Virgjilit: “E vetmja shpresë e të mundurit, është që të mos ketë më asnjë shpresë” (Una salus victis, nullam sperare salutem – Virgilio, Eneide, II, 354) E kam thënë edhe një herë tjeter këtë maksimë latine në versionin qezarian, por, e përsërita për t’i thënë kohës së shë mtuar se, revolucioni alaosman i Saliut, ishte një kanë uji e zbrazur, pasi ishin tharë sakaq dhe të gjithë burimet rrotull saj. Se po i kërkojnë prova Uashingtonit. Po politika amerikane që ka marrë përsipër reformën antikorrupsion në Shqipëri, a do t’ia paraqesë provat e korrupsionit Berisha, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme? Sigurisht që do t’ia paraqesë SPAK- ut . Prisni dhe shikoni…