Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj, nëpërmjet një postimi në twitter, ka reaguar pasi DASH shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish-ministri i Brendshëm përshëndet vendimin e DASH dhe shton se ky ishte një mesazh i qartë i aleatit strategjik të SHBA-ve, në mbështetje sipas tij të drejtësisë së re.
Në reagimin e tij Xhafaj shprehet se “ka SHBA, ka drejtësi dhe ka Zot”.
“Përshëndes vendimin e drejtë të DASH, që është një sinjal i qartë e konsenguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Ky ishte një mesazh i qartë i aleatit tonë str ategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur.
Koha për të bërë drejtësi.
Lu ftë fr ontale ndaj pandëshkueshmërisë të të kor ruptuarve dhe kr imit të organizuar. Ka SHBA, ka drejtësi dhe ka Zot!”, shkruan Xhafaj./noa.al/