Vijon të jetë pozitive situata e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raportoi vetëm 39 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, edhe pse numri i testimeve ishte i lartë.
Në total janë bërë 3 mijë e 169 testime për të dyshuar me Covid-19.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull.
Një 72-vjeçar nga Fieri nuk e ka fituar dot betejën me infeksionin, dhe ka humbur jetën në spital.
Ashtu si edhe një ditë më parë, as sot nuk ka pasur asnjë rast intubimi. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë. /noa.al/