Loading...

30-vjeçarja që e theri burri është nga Elbasani, ç’ndodhi në banesë

[sgmb id=”1″]

Nje krim i rende goditi nje familje shqiptare e cila jetonte prej vitesh ne Udine dhe kishte edhe nenshtetesi italiane. Sipas te dhenave, 30 vjecarja Migena Kellezi, viktima, është nga qyteti i Elbasanit.

Ajo jetonte prej disa kohësh në provincën e Gorizias në Udine bashke me bashkeshortin, Dritan Sulollari. i cili sot ne debat e siper mori thiken e bukes dhe e masakroi te shoqen, teksa ne dhomen tjeter ndodhej djali 8 vjecar.

Burri mësohet se kishte disa muaj që ishte i papunë dhe është vënë në pranga nga policia. Por mbeten mister shkaqet pse ai i mori jetën bashkëshortes së tij. Ai e kishte qelluar me thike ne fyt, goditje e cila ka rezultuar fatale.

Shqiptari para se te dergohej në burg u shoqërua në spitalin e Gorizia, ku u trajtua për disa lëndime të marra gjatë momentit te krimit, qe mesa duket ka pasur nje perleshje mes ciftit, raportojne mediat italiane. Sot pasdite, ai do të merret në pyetje nga Prokurori Laura Collini.

Nga dyshimet e para, thuhet se debatet e shpeshta kishin nisur qe kur i autori kishte mbetur pa pune. Migena ishte ajo qe punonte dhe mbante familjen e prej kesaj kohe, debatet ishin bërë më të shpeshta dhe deri sot sa përfunduan në tragjedi.

Çifti kishte në Itali 19 vjet dhe burri kishte punuar në sektorin e hotelerisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com