Loading...

22-vjecarja u gjet vetëv arur në tualet/ Flet bashkëshorti: Fitonim 17 mijë euro në vit, ja cfarë pune bënim…

Emisioni Uniko ka udhëtuar drejt Torinos në Itali dhe ka shkuar në banesën e 22-vjeçares shqiptare Sonila Cani e cila u gjet vd ekur në datë 21 Mars 2021. Ajo u gjet e vetëv arur në tualet, por ka dy shime të forta se dhe mund të jetë vr arë.

Gazetari Spartak Koka ka intervistuar ballë për ballë Kreshnik Canin, bashkëshortin e Sonilës. Intervista është zhvilluar në apartamentin e tyre në Torino. Gazetari Koka e pyet drejtpërdrejt Kreshnikun se çfarë pune bënin ata në Itali, përderisa bashkëshorti pretendon se pas vde kjes së Sonilës vuri re se në shtëpi mungonin 17 mijë Euro. Me çfarë i kishin fituar këto 17 mijë Euro?

Kreshnik Cani rrëfen se ai dhe Sonila kishin zgjedhur mënyrën më të lehtë për të fituar para.

Spartak Koka: Pyetja tjetër që lindi në emisionin e dytë nga njerëzit është kur Sose Nazo dhe Dashnor Nazo (prindërit e Sonila Canit) rrëfenin një javë para intervistës tënde se Kreshniku dhe Sonila mbijetonin në Itali, por doli surprizë një shumë 17 mijë Euro që i kishit në banesë. Me çfarë i keni siguruar 17 mijë Euro?

Kreshnik Cani: Të them të drejtën, është e kotë që t’i sillem anembanë… Spartak Koka: Kjo historik do vetëm transparencë. Kreshnik Cani: Kjo është një diçka që ne kërkonim lekun e thjeshtë. Spartak Koka: Çfarë do të thotë kërkonim lekun e thjeshtë? Kreshnik Cani: Kërkonim lekun e thjeshtë! Spartak Koka: Duhet të flasim hapur… Kreshnik Cani: Kërkonim lekun në mënyrë të thjeshtë. Unë s’mund të flas dot me detaje shumë të mëdha se çfarë pune bëja. Ta quajmë punë. Spartak Koka: Kjo është bërë edhe me dëshirën tënde edhe të Sonilës? Kreshnik Cani: Patjetër! Spartak Koka: Prej sa kohësh e bënte këtë punë Sonila? Se në hotel nuk ka punuar pastruese, kjo rezulton. Kreshnik Cani: Faktikisht ajo puna në hotel është e vërtetë sepse një njeri pa dokumente nuk mund të deklarojë dot që ke punuar. Por unë kam mesazhe dhe fotografi që ka punuar dhe në të zezë. Spartak Koka: Në të zezë pastruese? Kreshnik Cani: Po pastruese, se çfarë pune bënte atje brenda… kam qenë dhe unë atje brenda në hotel kështu që ka punuar. Kam mesazhe ku unë dhe ajo prisnim klientë të hotelit. Spartak Koka: Muajt e fundit po punonte punën tjetër apo jo? Me dëshirën e përbashkët të të dyve? Kreshnik Cani: Po, po. Ishim të dy. Spartak Koka: Përse vendosët që Sonila të bënte këtë punë? Kreshnik Cani: Për të më ndihmuar mua se isha i vetëm. Më jepte një dorë. Duhet të punoja me dikë unë, atë kisha shok, shokun më të mirë në jetë. Kështu që te ajo kisha besim. Spartak Koka: Këto lekë për sa kohë i kishit fituar? Kreshnik Cani: Unë di që ishin për gati 1 vit. Në mos 1 vit, 10 muaj e sigurtë. Që në të vërtetë unë s’e dija që ekzistonin faktikisht në shtëpi. Sepse unë isha një tip që siç bëja lekët ashtu i prishja. Isha i shpenzueshëm, nuk di ta mbaj lekun. Ajo i kishte fshehur vetë. Spartak Koka: Punën tjetër kur e ka nisur? Pasi jeni bërë me djalin? Kreshnik Cani: Po. Spartak Koka: E udhëzove ti apo donte vetë? Dhe a ka ndikuar kjo punë në ngjarjen e mëpasshme? Kreshnik Cani: Këtë punë e bënim të përbashkët dhe me dëshirën e të dyve. Spartak Koka: Pa dh unë? Kreshnik Cani: Po s’bëhet fjalë ajo gjë… Spartak Koka: E ke trysnuar ti për ta bërë atë punë? Kreshnik Cani: Jo jo.

Spartak Koka: Dhe ajo pranoi ta bënte? Kreshnik Cani: Me mua po. Spartak Koka: Fitimet ishin të mëdha? Kreshnik Cani: Shumë të mëdha dhe shumë kemi shpenzuar. Spartak Koka: Po Soses dhe Dashnorit (prindërit e Sonilës) ja kishit treguar të vërtetën? Kreshnik Cani: Jo. Spartak Koka: Kur e kanë marrë vesh? Kreshnik Cani: Unë nuk e di nëse e dinë akoma të vërtetën./Fjala

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com