[sgmb id=”1″]
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka shkuar sërish në zyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të diskutuar aksionin opozitar pas deklaratave të djeshme të ambasadorit amerikan, Donald Lu.
Kryemadhi, ashtu si edhe në takimet e mëparshme ishte e shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Takimi i tyre vjen një ditë pas deklaratave të forta të ambasadorit amerikan për arrestimin e “peshqve të mëdhenj” në Janar.
Gjithashtu ky takim zhvillohet një ditë përpara seancës së nesërme parlamentare, për të cilën Basha ka paralajmëruar betejë nga ana e opozitës.