Loading...

Sot në ditëlindjen e Ago Nezhës/ Jeta e Agos është një rrëfim pranë vatrës së pashuar të dijes. Ajo nis në fshatin Dukat të Vlorës

Sot më duhet të shkruaj për një njeri, që padyshim, fjalët e rreshtat të qëmtuara bukur janë asgjë para asaj se çfarë ky njeri përfaqëson për Labërinë! Ky është Ago Nezha, i cili sot mbush plot 77 vite!
Jeta e Agos është një rrëfim pranë vatrës së pashuar të dijes. Ajo nis në fshatin Dukat të Vlorës aty ku ai lindi, pa u shkëputur asnjëherë nga peisazhi i vyer i vendlindjes, gjithmonë duke kalitur me dashuri traditat, zakonet dhe identitetin e patjetërsueshëm si bir i Labërisë.
Me një karrierë të gjatë akademike dhe me kontribute të larmishme në fushën e kërkimit shkencor, duke mbajtur me përulësi titujt Profesor-Doktor, Ago është padyshim një dijetar kalibri tejet i respektuar brenda dhe jashtë vendit! Krahas shkencës së lëvruar, Ago numëron një sërë veprash letrare të shkruara nga dora e tij mjeshtërore!📚
Prej vitesh, Ago udhëheq me dinjitet dhe me përgjegjësi atërore Shoqatën Atdhetare-Kulturore Labëria, e cila është kthyer në një organ vital i promovimit të vlerave që pasqyron Labëria dhe krijimit të një mjedisi kulturor tepër të nevojshëm për shoqërinë tonë!
Ai është dekoruar nga presidenti i Republikës me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”!
Në rrugëtimin tim si përfaqësues në Parlamentin e Shqipërisë, e ndjej veten me fat që kam nje mik si Agua,i cili kurdoherë me përvojën dhe karakterin e tij të fortë të Labërisë, më ka qëndruar në krah dhe më ka shtruar ide ne te mire te punes!🙏
Agos ne i urojmë sot një jetë të gjatë e të lumtur, të mbushur me mbarësi, shëndet dhe gëzime!💯
Vullnet Sinaj

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com