“Kam qenë me fat që të kam takuar, shumë me fat që më ke dashur, edhe më me fat që ke qenë nëna e fëmijës tim.
Lydia do të rritet pa nënën e saj të mrekullueshme, por Caroline, e cila ishte gëzimi i jetës, do të jetë me mua përgjithmonë përmes Lydias …”
Me këto fjali, 32-vjeçari grek i dha lamtumirën bashkëshortes së tij 20-vjeçares Caroline e cila u v ra në mënyrë ma kabre në shtëpinë e tyre nga gr abitësit.
Babis Anagnostopoulos preku të gjithë me fjalët e tij gjatë ceremonisë mo rtore të 20-vjeçares e cila u va rros në Alonissos. Ai mbërriti me helikopterin e kompanisë ku punon sot për t’i dhënë lamtumirën bashkëshortes, ndërsa në krah mbante foshnjën e tyre 11-muajshe.
Nëna e 20-vjeçares, Susan shoqëroi trupin e v iktimës nga Athina në Alonissos, ndërsa i ati i cili vuan nga probleme shë ndetësore, nuk mundi të jetë prezent. Në ceremoninë mo rtore gjithashtu morën pjesë të afërm dhe miq të vi ktimës.