Loading...

Hoxha: Peshkun e madh nuk e hamë dot. Këtu gjërat lëvizin vetëm kur reagojnë të huajt

[sgmb id=”1″]

“Ne nuk e hamë dot peshkun e madh sepse ai është më i madh se gjithë pellgu”, kështu shprehet gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili thotë se me mungesën e agjentëve të huaj në terren, vështirë të ketë rezultate.

 “Ajo që mund të them unë është se ne nuk e hamë dot peshkun e madh sepse ai është më i madh se gjithë pellgu. Nëse unë nuk shoh agjentë të huaj në terren, atëherë peshqit e mëdhenj është shumë e vështirë të goditen. Ata mund të pësojnë vetëm ca dëme të vogla”, është shprehur Hoxha në studion e Top Story.

Lidhur me mesazhet e ambasadorit amerikan Donald Lu, Artan Hoxha thotë se në Shqipëri veprohet vetëm kur reagojnë të huajt.

“Sot ndoqa mesazhet e ambasadorit Lu dhe ministrit Xhafaj, por jam skeptik sepse nuk është aq e thjeshtë. Në Kolumbi lëvizën gjërat kur shkoi DEA dhe zbriti në terren duke koordinuar aksionet. Edhe këtu gjërat lëvizin vetëm kur agjentët italianë të vendosur këtu tregojnë se ku i kemi parcelat dhe të kërkuarit’, thotë Hoxha.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com