[sgmb id=”1″]
Narta probleme me menaxhimin e mbetjeve..
Menaxhimi i mbetjeve urbane mbetet shqetësimi më madhor i banorëve të zonave periferike, të mbetura jashtë vemendjes së pushtetit lokal. Njesitë administrative vuajnë mungesën e higjenës në lokalitete, qendra fshatrash apo brendësi të lagjeve periferike.
Pas Babices, shqetësim i cili është trajtuar në kronikat tona problemore në ONE TV , Narta është një tjetër zonë problematike për trajtimin, mbledhjen apo grumbullimin e mbetjeve .
Sapo hyn në fshatin e Nartës jo më larg se 3 km larg qytetit të Vlorës, e para gjë që has është një pirg i madh mbetjesh të mëdha të pa menaxhuara. Mungesa e kontenierëve apo dhe mungesa e një kontrate me nënkontraktor privat nga Bashkia, bën që situata të degradojë nga dita në ditë.