Loading...

Kush janë dy agjentët e FBI-së që do të luftojnë krimin në Tiranë?

[sgmb id=”1″]

Ditën e sotme, në një konferencë të përbashkët, është prezantuar Operacioni Policor Forca e Ligjit dhe Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit kundër Krimit të Organizuar.

Ky operacion policor do të asistohet nga agjentë të FBI dhe disa agjenci të tjera kundër krimit në Gjermani, Itali dhe Britaninë e Madhe.

Dy nga agjentët e FBI-së, të cilët do të punojnë në këtë operacion bashkë me kolegët nga shtetet e tjera, janë Mark Newhouse dhe Jack Liao.

Prezantimi i tyre i parë publik u bë në Ministrinë e Brendshme. Të dy ishin ulur pranë ministres së Drejtësisë dhe ambasadorit amerikan, Doland Lu.

Agjenti Special i FBI-së, Mark Newhouse ka një përvojë të spikatur në drejtim të hetimit të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, mëson “Lapsi”.

Ndërsa tjetri është Drejtuesi i FBI për Evropën Juglindore, Jack Liao. Dy agjentët e FBI së bashku me ekspertët nga Italia, Gjermania dhe Britani do të hetojnë krimin e organizuar në Shqipëri.

Ambasadori i SHBA deklaroi se presim që të fillim të vitit 2018 presim që të arrestohen peshqit e mëdhenj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com