Ka folur për mediat Haki Haliti, djali i familjes Haliti që hum bën brenda 3 ditësh, tre pjestarë të familjes.
Në gjendje të rënduar psik ologjike, ai tha se e gjitha kjo është ëpr faj të mjekëve që neglizhuan situatën e pacientëve.
“Kemi shkuar keni ndejtur atje të gjithë. Ai është shteti jonë. Babi është me dokumente shtetas i Shqipërisë. Ngjarja ka rrjedhur. Janë infektuar prej disa ushqimeve që i kanë ngrënë. Shqet ësuese për ne është neglizhenca dhe mostrajtimi i duhur në shërbimin spitalor të Manzës. Tre pacientë me shkuar me të njëjtat simptoma dhe me u kthyer në shtëpi me barna nuk është normale. Pa analiza, më duket që është diçka jo e duhur për çdo mjek që i thotë vetes mjek.
Ka thënë që kanë qenë në spital, kanë kaluar vetëm me një serum dhe i kanë liruar kanë ardhur në shtëpi me barna. Gjendja ka qenë e rëndë. Nuk ka qenë e mirë. Gjendja e çdo njeri që kishte mundur me parë gjendjen ka mundur të konstatojë që nuk është në rregull.
Nuk mund të lirohet pacienti në atë mënyrë. Sikur të ishte vetëm një hajde. Por tre pacientë me simptoma të njëjta. Kjo është e pakuptueshme. Është shumë herët për të folur. Ajo ka filluar. Pol icia e ka filluar. Mjekësia ligjore ka për të thënë fjalën e vet. Procedurat janë kryer. Kjo është sipas atyre, e konsideruar si vd ekje e dyshimtë, Problemi që më shqetëson është se ne e kemi pasur edhe një qen. Pse vdi q qeni.
Familjarët e dinë që ushqimin që konsumon familja nuk i han qeni. Kur i kemi lexuar jam ndjerë keq. E kanë cekur mediat rastin pa folur me askënd. Kjo na ka prekur shumë. Kisha pas dëshirë që kjo që them sot të jetë verdikti sot. Ne nuk dimë qe qeni konsumon kërpurdha. Ata mbledhin kërpurdha gjatë gjithë kohës. Babi ka dalë se ka pasur dëshirë me ecur nëpër male. Mami i ka njohur shumë mirë kërpurdhat se është rritur në fshat”, tha i biri.