[sgmb id=”1″]
35 VJEÇARJA DHUNOHET NGA BASHKËSHORTI, KËRKON URGJENTISHT URDHËR MBROJTJE
Një 45 vjeçare nga Vlora ka kërkuar urdhër mbrojtje në polici, pasi dyshohet se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Bëhet fjalë për shtetasen Dh.H, vjeç 35 e cila ka deklaruar se është dhunuar nga burri i saj A.H, vjeç 45.
“Më datë 05.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Dh.H, vjeç 35, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se bashkëshorti, A.H, vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, shkruhet në njoftimine policisë.