Duke imagjinuar prapa mbetjen e madhe qe ekzistonte, erresiren totale ne krahinen tone ne keto vite, si ne gjithe Shqiperine dhe keta djelmosha te vegjel te veshur e ushqyer keq, qe shkonin cdo dite rreth dy ore ne kembe per ne Tragjas per te mesuar shkrim e kendim; mund te kuptosh per etjen dhe deshiren qe ekzistonte tek njerezit per te mesuar gjuhen amtare.
Fillimisht si shkolle u perdor nje dhome ne shtepi te Bejtuet, ndersa ne vitin 1916-17 italianet pas pushtimit te Radhimes ndertuan nje shkolle ne Maje te Bregut. Ne vitin shkollor 1917-1918 shkolla ka patur 19 nxenes, ku jepnin mesim nje mesues oficer italian dhe nje shqiptar, * ndersa ne vitin 1920 si mesues italian ka qene nje oficer me graden toger.