Këngëtarja e njohur shqiptare, Marsela Çibukaj do të prezantojë krah Ardit Gjebreas këtë vit te “Kënga Magjike”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori me anë të një postimi në Instagram.
Ai ka publikuar një foto pranë Marselës, krahas së cilës ka shkruar “Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të Kënga Magjike 2021! Marsela Çibulaj mbi të gjitha – artiste!”.
Këngëtarja e ka shpërndarë postimin në profilin e saj, ku është shprehur shumë e emocionuar për këtë ëndërr të bërë realitet. “Një ëndërr që realizohet. Një privilegj dhe një emocion unik. Do jetë me të vërtetë plot magji kjo ‘Kënga Magjike 2021’ për mua”, ka shkruar ajo. Kujtojmë se Marsela ka prezantuar pak kohë më parë emisionin “E Diela Shqiptare”, kur Arditi u infektua me Koronavirus.