Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, pjesë e grupit për PD-në tha se e vetmja rrugë që i shërben partisë dhe vendit është dorëheqja e kryedemokratit Lulzim Basha.
Ai paralajmëroi një “ndeshje serioze”. Imami theksoi se grupi për PD-në po thërret arsyes, ndërsa solli në vëmendje dorëheqjet e Fatos Nanos dhe Sali Berishës pas humbjeve të zgjedhjeve.
“Po i them këtu Lulzim Bashës do të jetë vrima e miut 500 grosh në qoftë se mendon që me koalicion me PS-në, me zgjatje jo u vo dhën votat, jo dy hyjmë në Parlament jo nuk do hyjmë në Parlament, do ti futet një fushate. E vetmja rrugë e drejtë, e ndershme, e moralshme është dorëheqja që i shërben partisë, përndryshe do të ketë ndeshje dhe do të ketë ndeshje serioze deri në fund. Politike. Nuk është ndeshje demash”, tha Imami.
“Ne jemi në momentin që po i kërkojmë thirrje arsyes. Po thërrasim arsyen. Arsyeja thotë ke hu mbur dy palë zgjedhje dhe të tjerat po ashtu lokalet, është e arsyeshme, është e mirë për partinë, për vendin. Janë qëndrime morale që mbahen nga çdo njeri që ka lindur në Europë 200 vitet e fundit”.
“E vetmja rrugë pas dy palë zgjedhjesh të hum bura është largimi dhe respekti për atë që bën një akt të fundit të tillë. E mbani mend sa u rrit respekti për Fatos Nanon në momentin që dha në mënyrë civile dorëheqjen. E mbani mend që bëri të njëjtën gjë me shumë përgjegjshmëri politike e bëri Sali Berisha. Pas ezaurimit të kësaj faze do të bëhet deri në fund lu fta”, u shpreh Arben Imami.
/NOA.al