Loading...

Spiropali: Nuk jemi kundër zgjedhjeve të parakohshme nëse e vendos Gjykata Kushtetuese

Deputetja Elisa Spiropali, deklaroi se nuk janë kundër zgjedhjeve të parakohshme nëse vendoset nga Gjykata Kushtetuese.

Në një intervistë për ABC news ajo foli për zgjedhjet e 25 prillit, deklaratat e PD-së për shit-blerjen e votës si edhe kërkesës për hetim të këtij procesit të numërimit.

“Nuk jemi kundër zgjedhjeve të parakohshme nëse e vendos Gjykata Kushtetuese”, tha Spiropali.

Spiropali nuk hodhi akuza ndaj opozitës sikundër jemi mësuar ta dëgjojmë, por vlerësoi fushatën e bërë nga kjo forcë politike për zgjedhjet e 25 prillit.

“PD ka bërë një fushatë të mirë. Bash për hir të vërtetës ka qenë i arsyeshëm. PD është rritur ka marrë maksimumin që mund të merrte. Edhe ne do të bëjmë analizë edhe ata duhet të bëjnë analizë, por që PD të vrapojë drejt mosnjohjes së zgjedhjeve është rruga e sigurt e hu mbjes”, u shpreh Spiropali.

Ndërsa u pyet për deklaratat e Kreut të Partisë Demokratike i cili i konsideroi zgjedhjet e 25 prillit, k rim zgjedhor, Spiropali u shpreh se duhet të ndiqen procedurat dhe se në asnjë moment qeveria nuk ka penguar autoritetet të h etojnë.

Sa i përket kërkesës së kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim e me liderin e opozitës, ajo theksoi se tashmë në këtë mandat të tretë ka ardhur koha që partitë politike t’i lënë pas “llogoret” e së shkuarës, por për të ardhmen e vendit dhe për rrugën drejt Bashkimit Europian

Përsa i përket nismës për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, Spiropali u shpreh se, nuk e meriton besimin e shqiptarëve ndërsa shtoi se ai është vetëshkarkuar dhe se në mënyrë të hapur ka marrë pjesë në fushatë duke krijuar përçarje.

“Presidenti është vetëshkarkuar ka marrë pjesë hapur në fushatë, ka shkaktuar përçarje. Ne duhet t’i japim vendin një President dinjitoz. Ky ka br aktisur detyrën nuk ka përfaqësuar asnjë moment unitetin e popullit, por është i anshëm, i dhu nshëm. Ne kemi nevojë për një President që të jetë i të gjithëve dhe jo që sheh vetëm interesin e familjes së tij politike”, tha Spiropali./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com