[sgmb id=”1″]
Artan Hoxha ka zbuluar një tjetër informacion për kapjen e biznesmenit në Elbasan me 2 patenta të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe mbi 800 mijë euro.
Hoxha nenvizoi se diten qe u ndalua biznesmeni, nga Policia është informuar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Cako dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa:
“Është një pyetje që e kisha lënë ta jepja përgjigjen këtu. Nga informacioni që kam verifikuar më rezulton që në datën 1 ‘Range Roveri’ i biznesmenit ka lëvizur nga Tirana, fillimisht ka marrë drejtimin për Vlorë dhe pastaj është kthyer në Elbasan.
Është nisur po atë ditë nga Tirana. Automjeti është një automjet i ri është i pajisur me aparatura që tregojnë lëvizjen.
Sapo ka kaluar rreth rrotullimin që ndan drejtimin për Tiranë dhe për Elbasan, ‘Range Roveri’ ka qenë në hyrje të qytetit të Elbasanit, i ka dalë një patrullë, i ka bërë shenjë të ndalojë, nuk ka ndaluar.
Ka vazhduar rrugën. Kur polici ka parë ‘Range Rover’ ka dalluar në timon një person dhe në krahun e pasagjerit një tjetër. Për shkak se nuk ka qëndruar, polici ka njoftuar me radio dhe ka kërkuar mbështetje dhe ka ardhur mbështetja nga Elbasani.
Mjeti ka hyrë në zonën e metalurgjikut, pranë zyrave të kompanisë Kurum por gjatë kohës që mjeti është gjetur aty, ka qenë vetëm O.S. Personit i është kërkuar në fillim leja e qarkullimit dhe patenta, nuk i ka pasur.
Ky është proceduar 2 herë të tjera më parë dhe ndaj ishte pa patentë, sepse ka pasur shkelje dhe ka dalë në komision dhe ka pasur shofer që ka qenë më dokumente të rregullta.
Në drejtimin e makinës ka qenë shoferi i O.S. Polici i qarkullimit ka kuptuar që fillimisht kur ka ngritur tabelën, mjeti ka ulur shpejtësinë dhe papritur i ka dhënë shpejtësi dhe ka vazhduar rrugën deri në kompaninë Kurum. Kur është kapur nga policia, ka qenë shoferi i O. S. Policia ka kuptuar fillimisht se kanë qenë dy persona në makinë.
Nuk është gjetur drejtuesi i mjetit, por në vend të tij ishte O. S. Është bërë kontrolli.
Është gjetur sasia e eurove. Në kroskot janë gjetur 3 patenta, 2 të mjeteve detare, njëra e 2004-2005, për mjete lundruese deri në 20 ton, tjetra për mjete të tonazhit të rëndë, deri në 100 ton.
Si është e mundur që deri afër mesnatës, policia e Elbasasni që ka pasur kohën e nevojshme për të komunikuar, është përqendruar tek dokumentet që ka gjetur, pasi atë e lidhnin automjetin me një histori tjetër, me Saimir Tahirin. Ideja ka qenë që të shpëtonte drejtuesin e mjetit, që mos të kishte probleme.
Pasi theu postbllokun. Ka menduar se duke qenë djali i një biznesmeni, ka menduar se mund ta kalojë. S’ka menduar se aty do vinin siç shkuan oficerë gjyqësor.
Në raste të tilla policia ka përdorur dhe variante të tilla. Por aty ka pasur një element, që ça është gjetur në makinë, është dashur të çohet në prokurori.
Se kam emrin e shoferin se nuk e njoh, policia ça ka gjetur aty, ia ka dërguar prokurorit. Ngjarja nuk ka dalë ditën e parë e as të dytën.
Ngjarja më e madhe ka qenë historia e Tahirit, eurot, pasi O.S është djalë i një biznesmeni të fuqishëm. Kur dolën fotot ka pasur një lojë kungulleshkash mes prokurorisë dhe policisë lokale”.
A u fsheh ngjarja?
“Për të fshehur unë besoj se policia ka pasur mundësi ta fsheh. Dhe nëse do donte ta fshehte, se kanë bërë asnjë. Ata janë të emëruar nga Saimir Tahiri, ata ia kanë çuar prokurorit.
Ata thonë se prokurori e nxori mbrapa. Kam qenë në zyrën e prokurorit të Elbasanit, aty është një tavolinë e erret, por s’dua t’i hy këtyre gjerave.
Siç doli dhe video e Elbasanit, ku goditej makina e policisë. Historia u doli nga kontrollet.