Loading...

KQZ miraton rezultatin e procesit për të gjitha qarqet e vendit/ Certifikohen zgjedhjet e 25 prillit

Më pak se 9 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, KQZ ka miratuar sot rezultatin e procesit për të gjitha qarqet e vendit.

Kështu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rezultatin për Tiranën, Durrësin, Fierin, Beratin, Elbasanin, Shkodrën, Dibrën, Lezhën, Vlorën, Korçën dhe Gjirokastërn.

Ndërkohë, më herët është miratuar edhe rezultati për qarkun e Kukësit.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se partitë politike kanë 5 ditë afat të bëjnë ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim.

Të vetmit që paraqitën kontestime ishin kandidatët e pavarur për moslejimin e vëzhguesve ditën e zgjedhjeve dhe gjatë numërimit. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com