[sgmb id=”1″]
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha, ka deklaruar sot se do të vazhdojë betejën për largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij të lidhur me drogën.
Në një dalje për mediat, Basha u shpreh se jemi në kushtet e një narkorepulbike që nuk ka asnjë legjitimet dhe zgjidhja e vetme sipas tij është largimi i Edi Ramës.
“Këtë vit që kultivimi i drogës nuk është si në 2016, Edi Rama bërtet “Fitore”. Në fakt nuk është as Edi Rama, as Policia e korruptuar e Haki Çakos për këtë rënie prodhimi, por çmimi. Shkoni në Tepelenë, më lirë do të blini kanabisin sesa çajin e malit, sepse mijëra tonë presin të trafikohen drejt Evropës.
Jemi në kushtet e një narkorepulbike që nuk ka asnjë legjitimet. Zgjidhja është largimi i Edi Ramës dhe këtë nuk mund ta bëjë Edi Rama me marrëzirat e tij, planet sekrete. Zgjidhja e vetme për vendin është largimi një orë më parë i këtij njeriu.”- tha Basha.