Loading...

Skënder Brataj dedikim pr ekës për nënën: ‘Rrudhat, dëshmi e vështirësive që ke kaluar, 86 janë pak për ty’

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka uruar të ëmën në 86-vjetorin e lindjes.
Teksa ka publikuar disa foto të saj Brataj ka bërë edhe një dedikim pre kës.

Ai thotë se çdo thinjë dhe rrudhë e saj është dëshmi e vështirësive që ajo ka kaluar në jetë.

“Çdo thinjë, çdo rrudhë e jotja është dëshmi e vështirësive të jetës që ke kaluar. Një jetë e vështirë, një jetë me sakrifica për të rritur pesë fëmijë, aty në Kaninën tonë.
Jeta na shpërndau në të gjitha skajet e botës, por ne gjithmonë gjendemi në ditën e lindjes tënde. Të të kemi kështu gjithmonë në pafundësi e shtrenjta Nënë. 86 vite janë shumë pak për ty, asnjëherë nuk do të mjaftojnë”, shkruan Brataj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com