Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas “non-paper”-it slloven për kufijtë në ballkan.
“Çfarë zhgënjimi”, ka shkruar Rama, përmes një reagimi në Twitter.
“Turp për “derStandart” , – tha Rama, – “që përhap lajme të rreme”.
“Skam mbështetur asnjë ndryshim kufijsh”, shtoi kryeministri lidhur me pretendimet e një artikulli të fundit që pretendonte se kreu i qeverisë shqiptare ka qenë pro ndryshimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.
Reagimi i plotë i kryeministrit Rama:
@derStandardat
@Webstandardat
“Çfarë zhgënjimi për të parë një letër kaq me reputacion të lartë të sillet si një përhapës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me “jo letër dhe hartë” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë vizatim kufiri përgjatë vijave etnike midis SRB & KOS! # Turpërimi”
/NOA.al