Hu mbja e familjarëve dhe njerëzve të dashur është një nga dhi mbjet më të mëdha që mund të përjetojë dikush në jetë. Në programin “Dua të të bëj të lumtur”, kanë qenë të shpeshta historitë ku familjarë apo të afërm ndihmojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin për të lehtësur këtë dhi mbje. E tillë ishte dhe historia që u trajtua mbrëmjen e sotme, ajo e Marios, djalit nga Korça të cilit jeta i ka dhënë një god itje që nuk e ka kaluar edhe në ditët e sotme. Në studio kishte ardhur nëna e Marios, Olgerta e cila ndau me ne historinë e dhi mbshme të familjes së saj. Ajo kishte sjellë në jetë tri fëmijë, Marion dhe dy vajza më të vogla. Fatk eqësisht disa vite më parë, njëra prej vajzave, Erini pas një l ufte të gjatë me një sëmundje të rëndë kishte hu mbur be tejën dhe kishte ndëruar jetë.
Erini vu ante nga k anceri, dhe ishte detyruar që edhe pse në moshë shumë të vogël t’i nënshtrohej operacionit të saj të parë, në Athinë, të cilin e kishte kaluar me sukses.Vogëlushja i ishte nënshtruar një operacioni të dytë, por fatke qësisht në moshën 8- vjeçare kishte nd ërruar jetë. Mario, asokohe 13 vjeç fillimisht nuk e dinte për fatkeq ësinë e ndodhur dhe ishte informuar rastësisht nga banorët e fshatit të cilët vinin në shtëpi për të ngu shëlluar familjen.
Për Marion, kjo hu mbje kishte qenë një go ditje e madhe, nga e cila edhe pse kanë kaluar disa vite akoma nuk e kishte marrë veten. Olgerta, nëna e tij rrëfeu se gjatë gjithë kësaj kohe nga lëndimi i thellë, Mario ishte mbyllur në vetvete dhe i vetmi moment që i falte paqe ishin vizitat pranë v arrit të së motrës. Për këtë arsye ajo e ka ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur”, për t’i kërkuar që ta ndajë dhi mbjen së bashku me të dhe për ta motivuar qëtë vazhdojë jetën me gjithë ngjyrat dhe pozitivitetin që e karakterizon.“Mario e di tepër mirë se sa shumë rëndësi ka për ty Erini, por dua të të them që je drita e syve të mi. Dua që të bëhesh i fortë për motrën tjetër dhe të lutem ndiq ëndrrat e tua. Të gjithë së bashku do ta kalojmë këtë dh imbje!”,- ishte mesazhi i Olgertës për Marion.
Nga ana tjetër e studios Mario i përl otur rrëfeu se sa e vështirë është për të të pranojë dhi mbjen e hu mbjes së motrës. “Ka kaluar shumë kohë, por dhi mbja që kam është tepër e madhe. Nuk kam folur më asnjë për këtë ngjarje, vetëm flas me motrën tek va rri i saj.”,-u shpreh Mario.
Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar një surprizë të veçantë për Marion, duke i sjellë këngëtarin tepër të dashur për publikun, Stinen. Ai nëpërmjet fjalëve të tij të ngrohta, nxiti Marion të vazhdojë të ndjekë ëndrrat e tij për tu bërë këngëtar dhe i tha: Mario bëhu i fortë dhe ndiq ëndrrat e tua. Këngën që i ke dedikuar motrës do ta realizojmë së bashku, duke i bërë dhe një videoklip. Sot unë jam miku yt dhe mbështetësi yt më i madh.