Loading...

Sarandë/ Shokuese! Kreu marëdhënie seksuale me 13-vjeçaren, mamaja shkon në polici

[sgmb id=”1″]

Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur në Sarandë. Një 21 vjeçarë ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, 13-vjeçare. Policia pasi bërë hetimet e saj, ka arrestuar djaloshin, ndërsa vajza është nën kujdesin e psikologëve.

Ngjarja e ndodhur në Sarandë është denoncuar nga mamaja e vajzës, që ka shkuar menjëherë në polici pasi ka është njohur nga vajza me ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Kryen marrëdhënie seksuale më një të mitur, arrestohet në flagrancë prej policisë!

Më datë 05.11.2017, prej Specialistëve të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Vangjel Selimi, 21 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë.

Shtetasi Vangjel Selimi është arrestuar prej policisë sepse shtetësia O.G., ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur shtetasen T.Q., 13 vjeçe.

Gjithashtu edhe në përfundim të rezultatit mjekoligjor ka rezultuar se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur.

Materialet hetimor iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit Vangjel Selimi për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100/1 të Kodit Penal. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com