Hu mbi sot tr agjikisht jetën pas aks identit në punë, dhe si për ironi të fatit në Ditën e Punëtorëve, një djalë i ri nga Librazhdi
Mirjam Kryeziu, 24 vjeçari nga një fshat i Librazhdit ndërroi jetë në një spital të Shkupit disa orë pas aksidentit të rëndë që pësoi gjatë punës.
Ai ra nga kati i tretë një ndërtese, në Shkup, ku punonte prej disa ditësh, duke marrë pl agë të shumta.
24 vjeçari mori pl agë të rënda në trup dhe në kokë.
Edhe pse u nis menjëherë drejt spitalit dhe iu është nënshtruar dy operacioneve, 24 vjeçari nuk ka mundur dot që të mbijetojë.
Mësohet se Mirjam Kryeziu punonte prej rreth një muaji në Maqedoni, dhe është aks identuar dje pasdite, ndërsa ndë rroi sot jetë në spital, pa kaluar as 24 orë.
Kryeziu shkonte vazhdimisht në Maqedoninë e Veriut, ashtu si edhe shumë të rinj të tjerë të zonës, për të siguruar të ardhura për familjen e tij.
/NOA.al