Loading...

Ngjarje e rëndë, festa fetare kthehet në tr agjedi, disa të vd ekur

Të paktën 10 fëmijë dhe adoleshentë nën 18 vjeç ishin midis 45 hebrenjve ultra-ortodoksë të vr arë në festivalin fetar në veri të Izraelit, sipas një liste të pjesshme të emrave të publikuar sot.

Identifikimi i vik timave në ka tastrofën civile më vde kjeprurëse të Izraelit vazhdon ende.

Katër amerikanë, një kanadez dhe një burrë nga Argjentina ishin midis vik timave. Dy familje kanë hu mbur nga dy fëmijë. Vi ktima më i re ishte nëntë vjeç.

Ndërkohë, janë shtuar thirrjet për krijimin e një komisioni zyrtar he timi, për të vlerësuar përgjegjësinë e politikanëve dhe vendimmarrësve për lejimin e gru mbullimeve masive.

Ngjarja tr agjike ndërpreu festivalin vjetor të Lag BaOmer në malin Meron të Izraelit, që po zhvilloi të premten. Festivali kishte tërhequr rreth 100,000 njerëz në mbledhjen më të madhe deri më tani, për këtë vit, pasi fushata e suksesshme e vaksinimit të Izraelit lejoi vendin të dilte nga kufizimet e koronavirusit.

Sipas dëshmitarëve, ndërsa disa nga turmat rrë shqisnin, ata që ishin prapa tyre ranë përmbi ata që ishin në tokë.

Një nga anëtarët e grupeve të shpëtimit tha se atij dhe shokëve të tij të shpëtimit iu deshën rreth 40 minuta për të nxjerrë të vde kurit dhe të pla gosurit nga kaosi.

Media izraelite tha se 32 nga 45 vik timat u identifikuan para fillimit të Sabatit Hebre. Prej tyre, 22 u pr ehën para Shabatit. Identifikimi i vi ktimave të mbetura dhe va rrosjet do të rifillojnë pas së dielës.

Gjashtëmbëdhjetë persona mbeten të shtruar në spital, përfshirë tre në gjendje të rëndë.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com