Loading...

Jozefina Topalli pranon hu mbjen në zgjedhjet e 25 prillit, largohet nga drejtimi i partisë

Jozefina Topalli pranon hu mbjen në zgjedhjet e 25 prillit, largohet nga drejtimi i partisë, por nuk dihet nëse ky vendim, do të thotë, se ajo është tërhequr përfundimisht nga politika.

Ish-kryeparlamentarja e cila garoi me partinë e re që krijoi, “Lëvizja për Ndryshim”, nuk ia doli dot të merrte asnjë mandat për në Kuvend.

“Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli për t’u bërë faktor në këto zgjedhje”, tha Topalli.

“Por unë dëshiroj të falendëroj stafin, secilin prej kandidatëve që sfiduan klasën politike aktuale; të falenderoj të gjithë ata që besuan” – u shpreh më tej ish-numri dy i PD-së.

“Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje uroj që njerëz patriot dhe të pako rruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare”, mbylli mesazhin e saj Jozefina Topalli.

/NOA.al