[sgmb id=”1″]
Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Hasan Sulën. Atij iu gjetën në banesën në Rinas 1.2 ton kanabis sativa. E akuzuar ishte edhe bashkëshortja e tij, Merita Sula, e cila u la e lirë nga gjykata, pasi bashkëshorti i saj e mori përsipër gjithë përgjegjësinë.
Sasia e kanabisit u gjetr në banesën e Hasan Sulës në Rinas më 4 nëntor, ku u arrestua edhe bashkëshortja e tij, Merita Sula.
Sakaq në kërkim nga policia vazhdojnë të jenë edhe dy djemtë e çiftit, Klodian dhe Saimir Sula, 25 dhe 26 vjeç. Lënda narkotike ishte ndarë në 170 thasë.