Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar këtë paradite në Kryeministri.
Nuk dihet ende nëse ambasadorja Kim po zhvillon takim me kryeministrin Edi Rama.
Ky takim i ambasadores në Kryeministri vjen pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kur kryeministri Rama fitoi mandatin e tretë.
Ndërsa një ditë më parë, ambasadorja Kim, DASH dhe ambasadorë të tjerë në vendin tonë reaguan për zgjedhjet, duke i uruar Ramës fitoren dhe duke përgëzuar Lulzim Bashën për fushatën e fortë, si dhe duke kërkuar bashkëpunim mes tyre në vijim./NOA.al